RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu: Do të vazhdojmë armatosjen e qytetarëve izraelitë

netanyahu:-do-te-vazhdojme-armatosjen-e-qytetareve-izraelite

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se do vazhdojnë armatosjen e izraelitëve, gjë e cila është përshpejtuar pas 7 tetorit, transmeton Anadolu.

Netanyahu dha deklaratë në llogaritë e tij të medias sociale lidhur me sulmin e armatosur në Kudsin Perëndimor ku u vranë 3 persona.

“Autorët e sulmit në Kudsin Perëndimor u neutralizuan nga 2 ushtarë izraelitë dhe 1 civil”, deklaroi Netanyahu i cili shtoi se “Qeveria nën kryesimin tim do të vazhdojë të zgjerojë shpërndarjen e armëve ndaj qytetarëve”.

Në sulmin e armatosur mëngjesin e sotëm në Kudsin Perëndimor u vranë 3 izraelitë dhe u plagosën rëndë 3 persona të tjerë.

Policia njoftoi se 2 palestinezët banorë të Kudsit Lindor nën pushtim për të cilët thuhet se kanë kryer sulmin, u vranë nga dy ushtarë që ishin në leje dhe nga një civil i armatosur.

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, i njohur për fushatën e tij të armatosjes së civilëve në Izrael dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar, nga vendi ku u vranë 3 izraelitë në Kudsin Perëndimor deklaroi se do të vazhdojnë shpërndarjen e armëve për izraelitët pavarësisht kritikave.

Qeveria e Netanyahut pas 7 tetorit filloi fushatë për armatosjen e civilëve në vend.

Related posts

Ekspertët: Ekonomia globale do të përjetojë më shumë dhimbje në 2023

admin

Bota, 8 miliardë banorë, rritja më e madhe nga vendet në zhvillim

admin

Protestojnë ish-punëtorët e komunës paralele në veri të Mitrovicës

rezart morina