RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu: Do të vazhdojmë armatosjen e qytetarëve izraelitë

netanyahu:-do-te-vazhdojme-armatosjen-e-qytetareve-izraelite

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se do vazhdojnë armatosjen e izraelitëve, gjë e cila është përshpejtuar pas 7 tetorit, transmeton Anadolu.

Netanyahu dha deklaratë në llogaritë e tij të medias sociale lidhur me sulmin e armatosur në Kudsin Perëndimor ku u vranë 3 persona.

“Autorët e sulmit në Kudsin Perëndimor u neutralizuan nga 2 ushtarë izraelitë dhe 1 civil”, deklaroi Netanyahu i cili shtoi se “Qeveria nën kryesimin tim do të vazhdojë të zgjerojë shpërndarjen e armëve ndaj qytetarëve”.

Në sulmin e armatosur mëngjesin e sotëm në Kudsin Perëndimor u vranë 3 izraelitë dhe u plagosën rëndë 3 persona të tjerë.

Policia njoftoi se 2 palestinezët banorë të Kudsit Lindor nën pushtim për të cilët thuhet se kanë kryer sulmin, u vranë nga dy ushtarë që ishin në leje dhe nga një civil i armatosur.

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, i njohur për fushatën e tij të armatosjes së civilëve në Izrael dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar, nga vendi ku u vranë 3 izraelitë në Kudsin Perëndimor deklaroi se do të vazhdojnë shpërndarjen e armëve për izraelitët pavarësisht kritikave.

Qeveria e Netanyahut pas 7 tetorit filloi fushatë për armatosjen e civilëve në vend.

Related posts

Ushtria siriane pengon përparimin e SDF-së drejt lagjes së Halepit, vret disa anëtarë

RTI

Gjermania shpreh kundërshtim ndaj armatosjes së grupeve kurde kundër Iranit

Irfan Jahiu

Dy autobusë kosovarë janë sulmuar me gurë në Serbi, nuk ka të lënduar

admin