RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu i “përkushtuar” ndaj status quo-së së xhamisë Al-Aksa

netanyahu-i-“perkushtuar”-ndaj-status-quo-se-se-xhamise-al-aksa

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se ai është i “përkushtuar” për të ruajtur status quo-në në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sot herët, në territoret palestineze u rritën tensionet pasi ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, vizitoi kompleksin Al-Aksa mes paralajmërimeve për trazira.

Në një njoftim nga zyra e kryministrit izraelit thuhet se “kryeministri Benjamin Netanyahu është i përkushtuar për të ruajtur në mënyrë rigoroze status quo-në, pa ndryshime, në Malin e Tempullit (kompleksi i xhamisë Al-Aksa)”.

Netanyahu mohoi se vizita e ministrit Ben-Gvir në xhaminë Al-Aksa përbën një ndryshim në mirëkuptimet që qeverisin aktivitetet atje.

“Në vitet e fundit, ministrat kanë shkuar në Malin e Tempullit nën status quo-në, përfshirë ish-ministri i Sigurisë Publike, Gilad Erdan. Prandaj, pretendimi se është bërë një ndryshim në status quo është i pabazë”, tha ai.

Status quo-ja u lejon muslimanëve të kryejnë adhurime në kompleksin Al-Aksa, ndërsa komuniteteve të feve të tjera të vizitojnë vendin.

Vizita e ministrit Ben-Gvir ka shkaktuar një stuhi kundërshtimesh palestineze dhe ndërkombëtare, përfshirë SHBA-në, Jordaninë, Türkiyen, Katarin dhe Arabinë Saudite.

Al-Aksa për muslimanët është vendi i tretë më i shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, këtë zonë e quajt si Mali i Tempullit, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ajo aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një lëvizje që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Related posts

Sa kushton haxhi në vendet e rajonit?

rezart morina

Kryeministria reagon pas ndalimit të Sinanit nga policia kufitare serbe

admin

Kryqi i Kuq kërkon 700 milionë dollarë ndihmë për Turqinë dhe Sirinë – VIDEO

rezart morina