RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kryeministria reagon pas ndalimit të Sinanit nga policia kufitare serbe

kryeministria-reagon-pas-ndalimit-te-sinanit-nga-policia-kufitare-serbe

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka reaguar pasi këshilltarja për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ardita Sinani, është ndaluar nga policia kufitare e Serbisë.

Kryeministria ka thënë se ndalimi i Sinanit për më tepër se një orë në pikën kufitare në Muçibabë është shkelje e rëndë e të drejtës themelore të lirisë së lëvizjes.

Është bërë thirrje që Serbia të ndalojë diskriminimin me bazë etnike dhe shtypjen e të drejtave të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

“Serbia të ndalojë diskriminimin me bazë etnike dhe shtypjen e të drejtave të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës. Ndalimi i Këshilltares së Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ardita Sinani në vendkalimin kufitar Muçibabë nga policia kufitare e Serbisë është shkelje e rëndë e të drejtës themelore të lirisë së lëvizjes. Znj. Sinani është ndaluar dhe mbajtur për gati një orë sot në pikën kufitare pa i dhënë arsye për ndalesën e saj e që për qëllim ka frikësimin dhe maltretimin vetëm për shkak të përkatësisë shqiptare. Kjo sjellje e Serbisë, e cila, përveçse nuk lejon edukimin e lartë në gjuhën shqipe dhe punësimin në institucione publike, përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, atë të lirisë së lëvizjes”, thuhet në reagimin.

Nga Zyra e Kryeministrit është përmendur edhe raporti i Komitetit të Helsinkit, ku theksohet se Serbia po kryen spastrim etnik në Luginë të Preshevës.

“Kujtojmë që Komiteti i Helsinkut në raportin e tyre ka theksuar që Serbia po kryen spastrim etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Për të reduktuar sa më shumë numrin e shqiptarëve që jetojnë në jug, shteti po bën të ashtuquajturin “pasivizimin e adresave të banimit që u përkasin shqiptarëve” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore apo në Kosovë. Masa është në thelb një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative””, thuhet ndër të tjera në reagim.

Related posts

Digjen katër vetura te rruga “B” në Prishtinë, policia nis hetimet

Muhamet Ramadani

Protesta kundër Ne’tanyahut në Majdal Shams

admin

Për herë të parë që nga nisja e luftës, SHBA pezullon dërgimin e municioneve në Izrael

admin