RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Netanyahu ia kufizoi djalit të tij përdorimin e rrjeteve sociale pas komenteve antiamerikane”

“netanyahu-ia-kufizoi-djalit-te-tij-perdorimin-e-rrjeteve-sociale-pas-komenteve-antiamerikane”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka vendosur “kufizim në rrjetet sociale” djalit të tij “Netanyahu ia kufizoi djalit të tij përdorimin e rrjeteve sociale pas komenteve antiamerikane” pas postimeve të tij ekstremiste dhe të diskutueshme në internet, transmeton Anadolu.

Sipas faqes hebraike të lajmeve “Walla”, kryeministri Netanyahu dhe gruaja e tij Sara i kanë vendosur kufizime në rrjetet sociale djalit të tyre Yair, i cili kishte pretenduar se Shtetet e Bashkuara qëndronin pas protestave masive mbarëkombëtare kundër reformës gjyqësore të diskutueshme të qeverisë.

Më tej thuhet se Yair ka marrë një pushim të pazakontë nga postimet e tij në mediat sociale pasi kryeministri Netanyahu njoftoi “shtyrjen e rregullores së diskutueshme gjyqësore”.

Media izraelite tha se Yair ka marrë një vendim të tillë me kërkesë të prindërve të tij, të cilët i kanë kërkuar të ndalojë postimet në Twitter që të mos tërhiqte shumë vëmendje dhe zemërimi dhe “të qetësohej”.

Mësohet se kërkesa në fjalë ka shkaktuar një “përplasje të fuqishme” në familje, ku thuhet se Yair ka shkuar në një udhëtim për disa muaj në SHBA.

Ndryshe, Yair Netanyahu njihet si një nga mbrojtësit më të shquar të babait të tij dhe Partisë Likud në rrjetet sociale.

Megjithatë, komentet dhe postimet e fundit ekstremiste të Yairit kanë çuar në nxitjen e mëtejshme të reagimeve të opozitës ndaj qeverisë dhe Netanyahut, duke krijuar gjithashtu polemika në marrëdhëniet e jashtme të Izraelit.

Në postimet e tij në llogarinë e tij në Twitter, djali i liderit izraelit fajësoi Shtetet e Bashkuara për protestat masive disamujore në vend kundër rregullores gjyqësore të diskutueshme të qeverisë.

“Departamenti i Shtetit i SHBA-së qëndron pas protestave në Izrael. Qëllimi i tyre është të rrëzojnë Netanyahun dhe të bëjnë marrëveshje me iranianët”, ishte shprehur Yair Netanyahu, duke iu referuar një lajmi të faqes “Breibart” për një fond të SHBA-së për Lëvizjen e Qeverisjes Cilësore.

Akuzat e Netanyahut të ri tërhoqën reagimin e administratës amerikane.

“Këto akuza janë plotësisht dhe haptazi të rreme”, tha më 27 mars Vedant Patel, zëvendëszëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Yair, përdorues aktiv i rrjeteve sociale, ka bërë postimin e tij të fundit në llogarinë e tij në Twitter më 28 mars.

Related posts

E plagosën dhe e flakën anës rrugës, ndërron jetë 26-vjeçari shqiptar, në pranga një nga autorët

admin

Shtatë në pranga për fajde dhe haraç/ Sveçla publikon pamjet e arrestimeve nga policia e Kosovës

admin

OKB për të Drejtat e Njeriut do të diskutojnë situatën në Maqedoninë e Veriut

RTI