RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ne’tanyahu kërkon falje për vd’ekjet e pe’ngjeve, kundërshton presionin për lu’ftën në Ga’za

ne’tanyahu-kerkon-falje-per-vd’ekjet-e-pe’ngjeve,-kundershton-presionin-per-lu’ften-ne-ga’za

Mijëra izraelitë dolën në rrugë për ditën e dytë të protestave të hënën.

Duke kaluar linjat e policisë, ata u mblodhën në shtëpinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, të cilin ata e fajësojnë për mos arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza që do të lironte robërit nga Hamasi.

“Kryeministri shprehu keqardhje të thellë dhe i kërkoi falje familjes, që shteti i Izraelit nuk ia doli të kthente të gjallë Aleksandrin dhe pesë pengjet e tjerë”, tha zyra e tij në një deklaratë.

Kërkimi i faljes ishte një shenjë se Netanyahu e kupton thellësinë e zemërimit publik për vdekjet e pengjeve dhe për dështimin e tij për t’i dhënë fund luftës dhe për të sjellë në shtëpi më shumë se 100 pengje ende të mbajtura nga Hamasi.

Për Hamasin, Netanyahu i tha: “Ne nuk do të pushojmë dhe nuk do të heshtim. Ne do t’ju ndjekim, do t’ju kapim dhe do të bëjmë hesapet me ju.”

 

Related posts

A vajtuat boll? Askush s’e foli një fjalë për shqiptarin që e mbytën në burg të Serbisë

admin

Industria e armëve lulëzon ndërsa Evropa Lindore armatos Ukrainën

admin

Subvencionimi i teksteve shkollore, nëntë kandidatë për ekspertë në Komisionin Hetimor

RTI