RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu kthehet në pushtet si kryeministër i Izraelit pas betimit në parlament

netanyahu-kthehet-ne-pushtet-si-kryeminister-i-izraelit-pas-betimit-ne-parlament

Benjamin Netanyahu është rikthyer në pushtet si kryeministër i Izraelit për herë të gjashtë, pasi u betua në parlamentin e vendit, i njohur gjithashtu si Knesset, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e re e Netanyahu-t u miratua me 63 vota pro në kuvendin prej 120 vendesh, ndërsa 54 ligjvënës e kundërshtuan.

E konsideruar si administrata më e djathtë në historinë e Izraelit, qeveria e 37-të e koalicionit në vend do të përbëhet nga 30 ministra.

Në një fjalim të mëparshëm në Knesset, Netanyahu deklaroi se prioriteti i qeverisë së tij do të jetë parandalimi i Iranit për t’u bërë me armë bërthamore, si dhe rivendosja e sigurisë së brendshme dhe zhvillimi i infrastrukturës shtetërore.

Duke u zotuar të luftojë koston në rritje të jetesës në Izrael, ai tha të mërkurën se qeveria e re do të përshpejtojë ndërtimin e vendbanimeve kolone në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Lartësitë siriane të Golanit.

Mediat izraelite raportuan se qindra protestues organizuan një demonstratë kundër qeverisë së re të djathtë përpara parlamentit në Kuds përpara seancës.

Në zgjedhjet e fundit legjislative të mbajtura më 1 nëntor, Netanyahu dhe blloku i tij i krahut të djathtë fituan 64 vende kundrejt 51 vendeve për aleatët e ish-kryeministrit Yair Lapid.

Zgjedhjet ishin të pestat në më pak se katër vjet në Izrael.

Related posts

Dita më vdekjeprurëse e konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut që nga viti 2006, rreth 500 të vdekur! Nis largimi masiv i njerëzve

admin

Zelensky nënshkruan disa ligje kundër Rusisë, mes tyre dhe ratifikimin e një statusi që i hap rrugën Ukrainës për t’u bashkuar me Gjykatën Penale

admin

Procedurat gjyqësore për azil në Gjermani zgjasin shumë, ja arsyet! Rrugët dhe procedurat që ndiqen

admin