RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ne’tanyahu kundërshton raportet për ar’mëpushimin e afërt të Ga’zës dhe marrëveshjen e shkëmbimit të pe’ngjeve

ne’tanyahu-kundershton-raportet-per-ar’mepushimin-e-afert-te-ga’zes-dhe-marreveshjen-e-shkembimit-te-pe’ngjeve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë raportet se një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi i pengjeve është drejt përfundimit, duke i quajtur pretendimet “të pasakta” dhe duke kundërshtuar deklaratat e zyrtarëve amerikanë, transmeton Anadolu.

“Ka një histori, një narrativë se ka një marrëveshje atje. Kjo është thjesht një narrativë e rreme. Nuk ka një marrëveshje në përgatitje. Për fat të keq, nuk është afër”, tha Netanyahu në një intervistë për kanalin amerikan ‘Fox News’.

Komentet e kryeministrit izraelit ishin në përgjigje të raporteve që citonin një zyrtar të lartë të administratës amerikane, i cili pretendonte se 90 për qind e kushteve të një marrëveshjeje për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh janë rënë dakord.

Dje, zyrtari amerikan duke i informuar gazetarët tha se marrëveshja, që ka qenë në negociata prej muajsh, përbëhet nga 18 paragrafë, 14 prej të cilëve janë “të përfunduara”, megjithëse çështjet kritike që lidhen me shkëmbimin e të burgosurve dhe Korridorin e Filadelfit mbeten të pazgjidhura.

Gjithashtu edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, këtë fundjavë tha se “jemi në prag të arritjes së një marrëveshjeje”.

Netanyahu gjithashtu pohoi se Izraeli ka pranuar disa propozime për armëpushim nga negociatorët e SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit, derisa akuzoi grupin palestinez Hamas për mos bashkëpunim.

Ndërkohë, Hamasi akuzoi Netanyahun se po pengon përpjekjet për të siguruar një armëpushim duke këmbëngulur në mbajtjen e kontrollit mbi Korridorin e Filadelfit, një zonë që shtrihet përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin.

Në fillim të javës, Netanyahu ripohoi qëndrimin e tij se forcat izraelite nuk do të tërhiqen nga korridori, duke përmendur incidentet e mëparshme ku pretendohet se armët i ishin kontrabanduar Hamasit përmes rrugës.

Prania e vazhdueshme e Izraelit në këtë korridor mbetet një pengesë e madhe në finalizimin e një marrëveshjeje me Hamasin, pasi grupi palestinez dhe Egjipti e kundërshtojnë fuqishëm atë.

Kjo ka bllokuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës dhe për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi pengjesh, e cila është negociuar përmes ndërmjetësve të Egjiptit, Katarit dhe SHBA-së për muaj të tërë.

Izraeli vazhdon ofensivën brutale në Gaza që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor. Që atëherë, të paktën 40.800 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe rreth 94.400 të tjerë janë plagosur.

Related posts

SHBA, Demokratët sigurojnë shumicën në Senat pas fitores në Nevada

admin

Princi saudit i kurorës udhëton drejt SHBA-së për takim me Trumpin

RTI

Aksidentohet një autobus në Kashmir, 33 pasagjerë të vdekur

admin