RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu mesazh Iranit: Kushdo që na dëmton, edhe ne e dëmtojmë atë

netanyahu-mesazh-iranit:-kushdo-qe-na-demton,-edhe-ne-e-demtojme-ate

Përderisa tensionet u rritën midis dy vendeve me sulmin ajror të Izraelit ndaj ndërtesës së konsullatës së Iranit në kryeqytetin e Sirisë, Damask, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duke kërcënuar Teheranin pa përmendur emër tha se “Kushdo që na dëmton, edhe ne e dëmtojmë atë”, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës me shkrim nga zyra e kryeministrit izraelit, kryeministri Netanyahu ka vizituar bazën ajrore Tel Nof në vend dhe ka bërë vlerësime në lidhje me sulmin e mundshëm nga Irani.

Teksa pas shënjestrimit të ndërtesës së konsullatës iraniane në Damask, diskutohet mundësia se Irani mund të kryejë sulm ndaj Izraelit, Netanyahu pretendon se vendi i tij është në situatën që mund të përballojë të gjitha nevojat e tij të sigurisë në aspektin e mbrojtjes dhe sulmit.

Netanyahu tha se Izraeli po kalon një periudhë të vështirë dhe tha se në njërën anë po vazhdojnë me të gjithë shpejtësinë sulmet e tyre në Gaza dhe nga ana tjetër po vazhdojnë pandërprerë përpjekjet e tyre për kthimin e pengjeve izraelite.

Ai vuri në dukje se ata janë të përgatitur për disa skenarë të vështirë edhe në rajone të tjera. “Ne kemi përcaktuar një rregull të thjeshtë, ‘kushdo që na dëmton, edhe ne e dëmtojmë atë’”, tha Netanyahu.

– “Izraeli po përgatitet për një kundërpërgjigje të mundshme të Iranit”

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yisrael Katz në një postim nga platforma X tha se nëse ndaj Izraelit kryhet sulm nga territori i Iranit do të japin përgjigje dhe do të vendosin në objektiv këtë vend.

Izraeli po përgatitet për një kundërpërgjigje të mundshme të Iranit pasi lideri i Gardës Revolucionare, Mohammad Reza Zahidi u vra gjatë bombardimeve më 1 prill të cilat shënjestruan konsullatën iraniane në Damask.

Më 1 prill Izraeli kreu sulm ajror ndaj ndërtesës së konsullatës në kampusin e ambasadës së Iranit. Në sulm humbën jetën 7 persona, përfshirë 2 gjeneralë nga Garda Revolucionare e Iranit. Po ashtu në sulm humbën jetën 6 shtetas sirianë.

Related posts

Vrasjet e ndodhura në kufirin shqiptar gjatë periudhës komuniste, Autoriteti i Dosjeve nxjerr dokumentet

RTI

Skandali ‘cum-ex’, kancelari Scholz merret në pyetje, mohon akuzat

admin

“El Nino” kërcënon globin

admin