RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu niset për në Washington për bisedime me Trumpin

netanyahu-niset-per-ne-washington-per-bisedime-me-trumpin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u nis sot për në Washington për të biseduar me presidentin amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu.

Netanyahu po viziton Washingtonin me ftesë të Trumpit dhe do të diskutojë mbi çështjet me interes të përbashkët për Izraelin dhe SHBA-në, sipas llogarisë zyrtare të Izraelit në Arabisht në platformën e mediave sociale amerikane X.

Kryeministri izraelit tha të dielën se ai planifikon të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, pavarësisht thirrjeve për arrestimin e tij nga kryetari i bashkisë së New Yorkut, Zohran Mamdani.

Të martën e kaluar, Mamdani e quajti Netanyahun “kriminel lufte” dhe i kërkoi qeverisë amerikane të zbatonte urdhër arrestin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) kundër tij nëse ai hyn në SHBA.

Presidenti amerikan, Donald Trump, megjithatë, është zotuar se Netanyahu “nuk do të arrestohet” gjatë vizitës në SHBA.

GJNP-ja lëshoi ​​urdhra arresti në nëntor 2024 për Netanyahun dhe ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant mbi akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Related posts

Vuçiq refuzon të takohet me Kurtin në Bruksel, kërkon largimin e policisë dhe kryetarëve nga komunat në veri

admin

Kurti kujton masakrën e Qyshkut: S’ka asnjë të dënuar me aktgjykim përfundimtar

admin

Shokon Hill: Njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

admin