RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu: Shpresoj në lajme të mira për shkëmbimin e pengjeve

netanyahu:-shpresoj-ne-lajme-te-mira-per-shkembimin-e-pengjeve

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ka përparim për marrëveshjen mbi pengjet që pritet të arrihet mes Izraelit dhe Hamasit dhe shpreson që së shpejti të marrë lajme të mira, transmeton Anadolu.

Netanyahu vizitoi ushtarët izraelitë dhe në një fjalim tha se ka përparim në negociatat e zhvilluara për marrëveshjen mbi pengjet. “Shpresojmë që së shpejti të marrim lajme të mira”, tha ai.

Netanyahu sonte do të mbledhë fillimisht Kabinetin e Luftës dhe më pas Kabinetin e Sigurisë për të diskutuar marrëveshjen për shkëmbimin e pengjeve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari deklaroi se në marrëveshjen për shkëmbimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit është “arritur në pikën më të afërt” deri më sot dhe se kanë mbërritur në “fazën kritike dhe të fundit”.

Sipas Izraelit, në duart e Brigadave Kassam ndodhen 239 pengje izraelite.

Related posts

Franca regjistron 12.500 shpërthime zjarresh pyjore, nis hetimi për vdekjen e dy zjarrfikësve

RTI

Izraeli lejon hyrjen e produkteve për qëllime argëtuese në Gaza, por bllokon ilaçet

RTI

Irani emëron Mojtaba Khamenein si liderin e ri suprem

Irfan Jahiu