Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken ndërkohë që në rend dite janë negociatat për shkëmbimin e pengjeve mes Tel Avivit dhe Hamasit, transmeton Anadolu.
Blinken i cili mbërriti në Izrael mëngjesin e sotëm në kuadër të turneut në Lindjen e Mesme, zhvilloi takim me Netanyahun në Tel Aviv.
Në një deklaratë nga Zyra për media e kryeministrisë izraelite thuhet se Blinken pas takimit me Netanyahun do të takohet edhe me anëtarët e Kabinetit të Luftës.
Ndërkohë bëhet e ditur se nuk u dha asnjë informacion lidhur me çështjet e diskutuara në takimin Netanyahu-Blinken.
Blinken vizitoi të enjten Arabinë Saudite ndërsa dje Egjiptin për të diskutuar mbi negociatat e zhvilluara për shkëmbimin e pengjeve mes Tel Avivit dhe Hamasit.
Sekretari amerikan pas Arabisë Saudite dhe Egjiptit, mbërriti sot në mëngjes në Izrael. Kjo u regjistrua si vizita e 6-të që Blinken ka realizuar në Izrael pas 7 tetorit 2023.