Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është i përgatitur për një “sulm të drejtpërdrejtë nga Irani”.
“Sistemet tona të mbrojtjes janë vendosur; ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”, tha ai në një deklaratë televizive, duke shtuar se Izraeli kishte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe “shumë” vendeve.