Ideatori i obeliskut të Pavarësisë së Kosovës, “New Born”, Fisnik Ismaili, ka treguar se cili është mesazhi që përçohet përmes këtij obelisku për këtë 15 vjetor të pavarësisë së Kosovës.
Ismaili tha se mesazhi kryesor është për Asociacionin, por që lidhet edhe me Ukrainën.
Pamja e sivjetme është ndërruar edhe nga pozicioni i shkronjave, ku përmes lëvizjes së shkronjave ‘N’ dhe ‘O’, është dhënë një mesazh i fuqishëm politik ku thuhet “No New Broken Republic”.