Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan në mesin e 43 mijë personave të zhvendosur në Libi nga katastrofa e përmbytjeve, parashikohet se të paktën 17 mijë prej tyre janë fëmijë, transmeton Anadolu.
Zyra e Çështjeve Humanitare (OCHA) e OKB-së, publikoi raportin e ri ku përfshihen të dhënat e institucioneve të OKB-së lidhur me Libinë e goditur nga përmbytjet.
Sipas raportit, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), ka bërë të ditur se në mesin e 43 mijë personave të zhvendosur për shkak të përmbytjeve në lindje të Libisë, parashikohet se të paktën 17 mijë prej tyre janë fëmijë.
UNICEF, ndër të tjera informon se fëmijët përballen edhe me sëmundje të shkaktuara nga uji ose lidhur me shëndetin mendor.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka bërë të ditur se për shkak të përmbytjeve në Libi kanë humbur jetën mbi 4 mijë njerëz dhe se të paktën 8.500 të tjerë janë ende të zhdukur.
Gjithashtu më shumë se gjysma e komplekseve shëndetësore në qytetin Derna dhe në rajonet Al-Marj dhe Jabal Al-Akhdar janë plotësisht ose pjesërisht jashtë shërbimit.
OKB dhe partnerët e saj, ofron shërbime të tilla si ngritjen e spitaleve fushore në rajon, shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve bazë të ndihmës, klorifikimin e depove të ujit dhe mbështetje psikosociale.
Pavarësisht punimeve që vazhdojnë për riparimin e infrastrukturës, krahas rrugëve të dëmtuara, ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe të internetit si dhe kufizimet logjistike vazhdojnë prekin punimet e ndihmës.
Katastrofa e përmbytjeve në Libi
Stuhia “Daniel”, e cila është efektive në Mesdheun Qendror dhe që goditi Libinë më 10 shtator, ka shkaktuar fatkeqësi të përmbytjeve në qytetet Benghazi, Al Bayda, Al-Marj, Susa dhe Derna.
Kreu i Qeverisë së Unitetit Kombëtar, Abdul Hamid Dbeibeh, për shkak të përmbytjeve, më 11 shtator shpalli 3 ditë zie në të gjithë vendin. Këshilli Presidencial i Libisë u bëri thirrje për ndihmë vendeve vëllazërore dhe institucioneve ndërkombëtare për rajonet që janë dëmtuar nga përmbytjet.