RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BM akuzon Rusinë për pengimin e eksporteve të grurit

bm-akuzon-rusine-per-pengimin-e-eksporteve-te-grurit

Rusia po ndërmerr rreziqe në përpjekje për të parandaluar eksportet e grurit nga Ukraina, sipas një përditësimi të shërbimeve sekrete britanike.

Ministria britanike e Mbrojtjes deklaroi sot se kohët e fundit Rusia ka shënjestruar vendet duke përdorur të ashtuquajturat ”dronë kamikazë”, të prodhimit iranian, të vendosura vetëm 200 metra nga kufiri rumun, thënë ndryshe, brenda territorit të NATO-s.

”Rusia ka shtuar oreksin e rrezikut për kryerjen e sulmeve pranë territorit të NATO-s”, shton përditësimi.

”Qëllimi i këtyre sulmeve është të detyrojnë transportin ndërkombëtar të ndalojë tregtinë përmes porteve të Danubit, pjesë e Ukrainës”, shtoi Ministria e Mbrojtjes.

“Ekziston një mundësi reale që Rusia të përdorë mjete ajrore pa pilot për të goditur këtë zonë me besimin se ata kanë më pak gjasa të rrezikojnë përshkallëzimin sesa raketat”, vazhdon deklarata.

Një magazinë gjigante gruri në portin e Izmailit në Danub është shkatërruar së fundmi.

Disa javë më parë, Rusia anuloi një marrëveshje që lejonte eksportin e grurit ukrainas dhe që atëherë ka bombarduar infrastrukturën portuale dhe objektet e magazinimit të produkteve bujqësore.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Ministria britanike e Mbrojtjes ka lëshuar përditësime mbi luftën.

Moska ka akuzuar Londrën për dezinformim. /atsh

Related posts

“Zgjedhjet në Rusi janë fiktive”- Analiza e VOA: Cila do të jetë e ardhmja e opozitës ruse pas vdekjes së Alexei Navalnyt

admin

Izraeli kryen sulme ajrore në jug të Libanit, vriten 3 persona

admin

“Kemi nevojë për një plan për të menaxhuar emigracionin”- Tony Blair i kërkon kryeministrit britanik: Ringjallni skemën time të kartave të identitetit për të kontrolluar kufijtë

admin