RTV AHIRETI
Shëndetësi

Nga çrregullimet e ankthit, depresioni dhe sjelljet agresive, si ndikon një shuplakë në psikikën e fëmijëve

nga-crregullimet-e-ankthit,-depresioni-dhe-sjelljet-agresive,-si-ndikon-nje-shuplake-ne-psikiken-e-femijeve

Sa ndikon edhe një shuplakë në psikikën e fëmijëve dhe në jetën e tyre kur të rriten?

Ndëshkimi trupor, dëmton zhvillimin e të miturve dhe mund të ndikojë negativisht kur ata rriten.

Sipas një studimi të fundit, kur fëmija ndëshkohet duke u goditur kjo e përkeqëson sjelljen e tij, duke e bërë të mendojë se “çfarë bëra gabim”.

Ndaj, në të ardhmen ai do t’u bindet prindërve nga frika dhe jo sepse mund të dallojë të drejtën nga e gabuara .

Ndëshkimi në formën e dhunës, qoftë edhe i lehtë, dëmton në mënyrë të pariparueshme psikikën e fëmijës, duke ngritur probleme të sjelljes, socializimit dhe shëndetit mendor gjatë gjithë fëmijërisë dhe adoleshencës, si çrregullimet e ankthit, depresioni dhe sjelljet agresiv

Nga vijnë sjelljet e dhunshme?

Stresi i prindërve mund të shpjegojë këtë sjellje të dhunshme ndaj fëmijëve. Abuzimi fizik është një shprehje e stresit, e praktikuar shpesh kur prindërit nuk dinë të kontrollojnë fëmijët e tyre.

Duke qenë se pandemia ka qenë një kohë stresuese veçanërisht për familjet, mjekia Ana Aznar dhe kolegët e saj në Universitetin e Ëinchester kryen një studim gjatë izolimit.

Ata pyetën 322 prindër për nivelet e tyre të stresit dhe praktikat e tyre të disiplinës.

U konstatua se për shkak të stresit të shtuar të prindërve, praktikat ndëshkuese ishin më të shpeshta dhe më të ashpra , fakt që dëshmohet edhe nga rritja e dhunës në familje në mbarë botën gjatë kësaj periudhe.

Megjithatë, disa psikologë argumentojnë se nuk mund të themi kategorikisht se shuplakat janë negative për fëmijët.

Së fundi, Ana Aznar rekomandon mënyra të tjera më efektive të pajtueshmërisë që prindërit mund të përdorin, të tilla si heqja e disa prej privilegjeve të fëmijëve.

Related posts

Disa këshilla se si mund të shmangni gripin kur gjithë të tjerët afër jush janë të sëmurë

rezart morina

Pse nuk duhet të pimë ujë të ftohtë

admin

Çfarë duhet të konsumoni për të rritur imunitetin?

admin