RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Filipine – Dhjetëra viktima dhe mbi 500 000 të prekur nga përmbytjet

filipine-–-dhjetera-viktima-dhe-mbi-500-000-te-prekur-nga-permbytjet

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës që goditën pjesë të ndryshme të Filipineve gjatë javës së kaluar morën jetën e 44 personave dhe prekën më shumë se 500 000 të tjerë, deklaroi agjencia kombëtare e fatkeqësive.

Njëzet e tetë persona janë ende të zhdukur, ndërsa mbi 56 800 janë të zhvendosur dhe të detyruar të qëndrojnë në qendrat e evakuimit ose me miqtë dhe të afërmit.

”Shumica e të zhdukurve ishin peshkatarë që dolën në det pavarësisht motit të keq, fatkeqësisë”, deklaruan zyrtarët lokalë.

Nëntëmbëdhjetë nga të vdekurit ishin nga provinca jugore e Misamis Occidental, ku shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.

Gjashtëmbëdhjetë njerëz vdiqën gjithashtu nga përmbytjet në provincat e tjera jugore, ndërsa nëntë viktima u raportuan në provincat lindore dhe qendrore.

”Dëmet në bujqësi dhe infrastrukturë u vlerësuan në më shumë se 1.41 miliardë pesos (25 milionë dollarë)”, tha agjencia e fatkeqësive. /atsh

Related posts

Rreth 15 për qind, ZRrE-ja nesër pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës

Muhamet Ramadani

Serbia nuk ndalet, arreston një person të dyshuar për krime lufte ndaj ushtarëve serbë

admin

Ish-kryeministri izraelit kritikon qasjen e Netanyahut ndaj luftës në Gaza: Sa më gjatë të vazhdojmë…

admin