RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nga e marta zgjatet orari për pajisje me pasaporta dhe letërnjoftime

nga-e-marta-zgjatet-orari-per-pajisje-me-pasaporta-dhe-leternjoftime

Fluksi i madh i qytetarëve për tu pajisur me dokumente si pasaporta, leje te njoftimit etj, ka bërë që Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), prej të martës 16 prill të punoj me orare të zgjatur deri në ora 18:00.

Po ashtu ARC do të punojë edhe të shtunave deri në orën 16:00. Këtë e ka bërë të ditur për “Indeksonline”, krye shefi i ARC-së Blerim Camaj.

“Për shkak të fluksit të madh të qytetarëve për tu pajisur me dokumente, kemi marrë vendim të zgjasim orarin e punës. Prej të martës do të punojmë deri në orën 18:00 , të shtunave deri në orën 16:00. Po ashtu me të njëjtin orar do të punoj edhe departamenti i prodhimit të dokumenteve”, tha Camaj. /

Related posts

Kurti: Nuk jam në dijeni se BE ka vërejtje për 6 kushtet e mia

rezart morina

Pas katër orë ndalimi nga BIA serbe, lirohet avokati Stojkoviq

admin6

BE-ja do t’i dërgojë Sirisë 3.5 milionë euro ndihmë

rezart morina