RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nga gomonet te maunet/ Mediat britanike: Shqiptarët i rikthehen rrugëve të vjetra pas ligjit të ri

nga-gomonet-te-maunet/-mediat-britanike:-shqiptaret-i-rikthehen-rrugeve-te-vjetra-pas-ligjit-te-ri

Shqiptarët po braktisin kalimet me gomone nëpër La Mansh, duke preferuar tashmë kamionët dhe maunet, nga frika se ata do ndalohen dhe deportohen në Shqipëri, nëse mbërrijnë me gomone, shkruan Telegraph e Londrës, e njohur si gazetë pro-qeveritare.

Grupet kriminale po ndërrojnë taktikë përmes trafikimit të shqiptarëve përmes mauneve, pasi shanset që të kapen janë më të pakta nëse mbërrijnë në Britani dhe mundësitë janë më të mëdha të zhduken në të zezë nëse s’kapen nga autoritetet e emigracionit.

Është projektligji i ri i Migracionit që parashikon që ata që vijnë me gomone dhe kapen do ndalohen dhe deportohen menjëherë në vendin e origjinës, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kjo ndoshta shpjegon edhe ndryshimin e taktikës së grupeve kriminale që merren me trafikimin e qënieve njerëzore. Rritja e kërkesës për kalimet me gomone ka bërë që çmimi i kalimeve ilegale të shkojë sërish në 20 mijë sterlina sipas reklamave që ende bëhen në Tik-Tok.

Sipas zyrtarëve britanik, rënia e kalimeve nga shqiptarët gjatë dimrit ka qenë “dramatike dhe në numra shume të vegjël”, krahasuar me mbi 12 mije nga afro 46 mijë të huajt që mbërritën me gomone vitin e kaluar.

Shqiptarët më të shumtë mbërritën në periudhën e verës deri në tetor dhe nga tetori e më pas numrat ranë së tepërmi.

Tashmë trafikantët e qenieve njerëzore reklamojnë oferta për emigrantët si “shofera të dytë”, nëpër kamionë që sjellin mallra në Britani, pavarësisht nga kontrollet në Francë, Belgjikë dhe Hollandë.

Mbetet e paqartë nëse muajt e dimrit me mot të ftohtë dhe dallgëzime të mëdha mund të jenë një faktor për rënien e kalimeve me gomone apo forcimi i masave të ashpra të ndërmarra nga Britania për kontrollet kufitare. Muajt e verës që po trokasin, do jenë përgjigjja më e saktë ndaj kësaj enigme. /tch

Related posts

Aksion kundër drogës në Mitrovicë të Veriut

admin

Greqi – Roja bregdetare shpëton rreth 90 migrantë

admin

Deklarohet i pafajshëm ortopedi i cili akuzuohet për marrje ryshfeti

admin