RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nga një muaj paraburgim për 15 të dyshuarit për manipulimin e votave në Malishevë

nga-nje-muaj-paraburgim-per-15-te-dyshuarit-per-manipulimin-e-votave-ne-malisheve

Gjykata Themelore në Gjakovë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim 15 kryekomisionerëve të Malishevës, të dyshuar për dallaveret me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gjykata ka mbajtur dy seanca dëgjimore të mërkurën në orën 18:30 e tjetrën në 21:55, teksa të enjten nxori vendimin.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve për numërimin e votave, me autorizime të marra nga KQZ, në Qendrën Komunale të Numërimit në Malishevë, e vendosur në palestrën e sporteve ‘Habib Zogaj’, me veprime të kundërligjshme kanë ndërhyrë në procesin e votimit, duke falsifikuar rezultatet e tij, me ç’rast kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e lirë të votuesve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi ekziston rreziku real që, nëse gjenden në liri, të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitarë dhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale.

Related posts

Mbi 40 mijë raste të kancerit të lidhura me mjedisin e punës të raportuara në gjithë BE-në në dekadën e fundit

Muhamet Ramadani

Putin: Rusia i ka katër rajone të reja

admin

Zëvendëssekretari i NATO-s viziton Malin e Zi, përmendet dhe Kosova

Muhamet Ramadani