RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nga OVL-UÇK paralajmërojnë ish-luftëtarët: Mos merrni pjesë në protestën e Shkupit, mund të arrestoheni

nga-ovl-uck-paralajmerojne-ish-luftetaret:-mos-merrni-pjese-ne-protesten-e-shkupit,-mund-te-arrestoheni

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka bërë të ditur se pjesëmarrja në ngjarjen e nesërme në Shkup është vullnetare dhe se deri më tani nuk janë dhënë garanci për lirinë e lëvizjes mes dy shteteve.

Në komunikatën e saj, OVL-UÇK shprehet: “Shkuarja është vullnetare dhe besojmë se do të kemi mirëkuptimin e bashkëluftëtarëve tanë për rrethanat e krijuara. Kjo ngjarje është një mesazh për bashkësinë ndërkombëtare dhe presim mirëkuptimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, e cila është anëtare e NATO-s”.

“Ne ju preferojmë luftëtarëve tanë të UÇK-së që mos me marr atë rrugë, sepse nuk kemi garanci. Edhe sikur ta kërkojmë, është e pamundur që shteti i Maqedonisë së Veriut të japë garanci kur je në listat e Europolit”.

“Automatikisht, kur futet letërnjoftimi në databazën e policisë kufitare dhe del se je i kërkuar, polici ka detyrim të të arrestojë. Prandaj u themi bashkëluftëtarëve tanë të mos marrin pjesë. Ka plot qytetarë që do marrin pjesë”, thuhet më tej në reagim.

Organizata thekson se protesta është paqësore dhe ka për qëllim shprehjen e pakënaqësisë për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas OVL-UÇK-së, nesër në Shkup do të bashkohen edhe qytetarë nga Prishtina dhe Tirana.

Related posts

Po transportoheshin me anije përmes një dërgese me banane nga Ekuadori, zyrtarët doganorë në Bullgari konfiskojnë 170 kg kokainë

admin

“2025, vit i humbur për Kosovën”/ Terras publikon draft-raportin, kërkon vazhdimin e dialogut me Serbinë

admin

Irani: Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit shënjestruan 94 ambulanca dhe 17 baza ndihmash

admin