Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se është lansuar në platformën e-Kosova paraqitja online e Provimit të Maturës Shtetërore.
Sipas MASHTI-t, paraqitja online e provimit ka për qëllim të lehtësojë punën e të gjithë maturantëve, shkollave, komunave dhe MASHTI-t në këtë proces.
“Përveç paraqitjes online të Provimit Shtetëror të Maturës, kjo platformë do të mundësojë edhe gjenerimin e të dhënave për orientimin dhe sistemimin e maturantëve në qendrat e testimit, shpalljen e rezultateve dhe përgatitjen e certifikatës së maturës online”.
“Procesi i aplikimit për maturantët në platformën e e-Kosova do të jetë shumë i lehtë, i shpejt dhe efektiv në procesimin e të dhënave dhe adresimin e informatave”, thuhet në njoftim.
Më tej, Ministria ka shpjeguar edhe procedurat e procesit të aplikimit për maturantë në platformën e-Kosova.
“Nxënësi (maturanti) sapo të ketë krijuar llogarinë në adresën https://ekosova.rks-gov.net/, duhet të orientohet te dritarja duke zgjedhur opsionin Shërbime → Arsimi → Apliko për paraqitje të provimit të maturës dhe të ndjekë hapat sipas përshkrimit të paraqitur në linkun më poshtë”, shkroi MASHTI.
Për detaje tjera gjeni Udhëzuesin për paraqitjen e Provimit Shtetëror të Maturës në platformën e-Kosova: https://masht.rks-gov.net/paraqitja-online-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-e-kosova-dhe-sherbimeve-tjera-administrative-per-kete-proces/
The post Nga tani maturantët mund të paraqesin online testin e Maturës edhe nga e-Kosova first appeared on Radio Televizioni Iliria.