RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vrasja e vëllezërve Bytyqi, DASH i bën thirrje Serbisë për hetim dhe vendosje të drejtësisë

vrasja-e-vellezerve-bytyqi,-dash-i-ben-thirrje-serbise-per-hetim-dhe-vendosje-te-drejtesise

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, përmes një reagimi në “Twitter” ka rikujtuar tre vëllezërit Bytyqi të cilët janë ekzekutuar në Serbi.

Miller ka thënë se i bëjnë thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht një rast të tillë dhe të kërkojnë llogari nga ata që e kanë kryer dhe kanë mbuluar një akt të tillë brutal si vrasje e Yllit, Agronit e Mehmetit.

Zëdhënësi i DASH ka thënë se do të vazhdojnë të bëjnë thirrje për një gjë të tillë derisa të vendoset drejtësia për këtë rast.

Kujtojmë se në korrik të vitit të kaluar Kongresi i ShBA-së ka miratuar një rezolutë me pesë pika, përmes së cilës dënon zvarritjen e këtij zbardhjes së këtij rasti, ku ende asnjë person nuk është shpallur fajtor për ekzekutimin e tre shqiptarëve shtetas amerikanë.

Në këtë rezolutë kërkohej që të jenë me prioritet hetimet nga institucionet e Serbisë.

Madje në pikën e pestë të saj kërkohet që ky rast të merret parasysh në raportet ShBA – Serbi.

Tre vëllezërit Bytyqi i ishin bashkuar brigadës “Atlantiku” të UÇK-së, në luftën e Kosovës në Prill 1999, kurse rreth 2 muaj më pas ishin arrestuar, pas mbarimit të luftës së në Kosovë derisa po kalonin gabimisht kufirin në Serbi.

Pasi Gjykata vendosi për lirimin e tyre, ata u morën nga një njësi serbe e operacioneve speciale, u ekzekutuan dhe u lanë sipër një varri masiv, në Petrevo Sellë.

Related posts

Youtuberi maqedonas konvertohet nga ortodoks në musliman – VIDEO

rezart morina

Huthit bëjnë thirrje që të përgjysmohen eksportet e naftës ndaj SHBA-së dhe Evropës

RTI

Qendra Islame Shqiptare në Renens të Zvicrës shënoi 30-vjetorin e themelimit të saj

admin