Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh po i përcjell me shqetësim zhvillimet e fundit në veri të vendit, teksa u ka bërë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga veprimet përshkallëzuese.
Po ashtu, Ziadeh është shprehur se duhet të merren hapa urgjent për të rivendosur qetësinë.
Siç thotë ajo, duhet gjetur një zgjidhje në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, përcjell teve1.info
“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Ziadeh po ndjek me shqetësimin më të madh situatën në zhvillim në veri të Kosovës. Ajo u bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme përshkallëzuese dhe të ndërmarrin hapa urgjent për të rivendosur qetësinë. Ajo thekson nevojën për të gjetur një zgjidhje brenda kuadrit të Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në reagimin e UNMIK.
Situata në veri është tensionuar që nga mesdita e sotme, si shenjë pakënaqësie nga serbët lokal pas betimit që kanë bërë dje kryetarët e komunave në Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan