RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Ngacmuesit seksualë të largohen nga UP-ja”

“ngacmuesit-seksuale-te-largohen-nga-up-ja”

Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar lidhur me raportimin e ngacmimeve seksuale të 27 studenteve të Fakultetit të Mjekësisë nga një profesor, e bërë publike nga KOHA më 20 mars. RRGK ka shprehur shqetësimin me numrin “alarmues” të rasteve të ngacmimeve seksuale në institucione të arsimit. Ka thënë se kjo dukuri shkakton shqetësim të madh për sigurinë dhe integritetin e të gjithë studentëve.

Rrjeti i Grave ka kërkuar që ky rast të trajtohet me seriozitet nga institucionet e drejtësisë dhe të arsimit, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për adresimin e tij dhe dënimin e personit përgjegjës. Ndërsa, ka theksuar se do ta monitorojë reagimin institucional ndaj këtij rasti dhe ndaj të gjitha rasteve të dhunës me bazë gjinore.

RRGK ka kërkuar edhe nga Këshilli Etik që ta trajtojë këtë çështje në mënyrë emergjente, duke respektuar rregulloret dhe ligjet në fuqi dhe duke siguruar mbështetje të plotë për viktimat.

“Është e rëndësishme që autori i kësaj vepre të ndëshkohet për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe integritetin personal”, ka thënë Rrjeti në reagim.

Po ashtu, ka bërë thirrje në drejtim të rektoratit të Universitetit të ndërmarrë masa të menjëhershme për zbardhjen e këtyre rasteve dhe për të krijuar mekanizma të besueshëm për raportimin e ngacmimeve seksuale.

“Universitetet duhet të jenë ambiente të sigurta dhe të mbështetjes për studentët, jo vende ku abuzimet tolerohen ose mbulohen. Autorët e këtyre veprimeve janë pjesë e institucioneve publike dhe duhet të përballen me përgjegjësi për veprat e tyre. Kërkojmë shkarkimin e ngacmuesve seksual si dhe ndëshkimin e tyre sipas ligjit”, është shprehur tutje Rrjeti i Grave.

KOHA ka raportuar të mërkurën se një profesor i Fakultetit të Edukimit është denoncuar për ngacmim seksual në Këshill të Etikës nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë. Studentet janë ankuar se profesori që ua jep Matematikën, u është drejtuar me sjellje joprofesionale e me komente për pamjen e tyre fizike. Në Fakultetin e Mjekësisë kanë thënë se pas denoncimit e kanë ndërprerë bashkëpunimin me profesorin.

Related posts

Analiza e VOA: A do ta largojë konflikti në Gazë vëmendjen e votuesve amerikanë nga Ukraina?

admin

Çavuşoğlu: Shtetet turke shfaqën “shembullin më të mirë të diplomacisë solidare”

admin

Stoltenberg: Samiti i NATO-s në Madrid është një takim me rëndësi të madhe

admin