RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, rritet në rreth 32 mijë numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

gaza,-rritet-ne-rreth-32-mije-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite

Është rritur në rreth 32 mijë numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit që ka ndërmarrë nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al-Qudra informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 167 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Bëhet e ditur se në 24 orët e fundit në sulmet e forcave izraelite ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 65 palestinezë ndërsa 92 të tjerë janë plagosur. Në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 31.988 ndërsa i të plagosurve në 74.188.

Zëdhënësi i ministrisë, Al-Qudra vuri në dukje se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

Një katastrofë e madhe humanitare po përjetohet në Rripin e Gazës me një popullsi prej 2.3 milionë banorësh, ku ushtria izraelite përveç sulmeve të saj që i vazhdon që nga 7 tetori 2023 duke shënjestruar vendbanimet civile, spitalet, shkollat dhe strehimoret ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur, dënon popullatën me uri duke penguar hyrjen e ndihmave humanitare.

Qarqet ndërkombëtare, veçanërisht agjencitë e OKB-së, bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza dhe për të rritur hyrjen e ndihmave humanitare në rajon për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga uria, etja dhe mungesa e materialeve higjienike, ku shumica e spitaleve janë jashtë shërbimit dhe kanë mungesë të produkteve mjekësore.

Related posts

13-vjeçari në Ferizaj dyshohet se bëri vetëvrasje, prokuroria deklarohet për rastin

rezart morina

Shpërthimi i turbinës në termocentralin në Bolonjë! “Ferri” në fund të liqenit: 3 punëtorë të vdekur, 4 të zhdukur dhe 5 me djegie të rënda

admin

Sveçla: Arrestohen edhe dy të tjerë për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

admin