Bashkia Franscineto ka lëshuar certifikatën e parë të lindjes në gjuhën shqipe. Akti është firmosur nga kryebashkiaku, Angelo Catapano. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Bibliotekës Ndërkombëtare lokale “A. Bellusci” , Tommaso Bellusci . Akti administrativ është nxjerrë me rastin e prezantimit të librit Maria Markut, që u zhvillua më 30 mars të kaluar.