RTV AHIRETI
Shëndetësi

​Ngjyra e gjuhës suaj mund të zbulojë disa probleme më serioze shëndetësore

​ngjyra-e-gjuhes-suaj-mund-te-zbuloje-disa-probleme-me-serioze-shendetesore

Ndryshimet e pazakonta në trup janë shenjat e para që duhet t’i kushtoni vëmendje shëndetit tuaj. Ndryshimet në zgavrën e gojës ose gjuhën mund të zbulojnë disa probleme shëndetësore.

Edhe pse kjo metodë është më shumë se 2000-vjeçare, e përdorur në mjekësinë alternative kineze, ajo përdoret edhe sot.

Siç raporton britanikja “Sun”, një studim i kryer nga ekspertë irakianë dhe australianë tregoi se analiza gjuhësore diagnostikon me saktësi gjendjet shëndetësore deri në 94 për qind të rasteve.

Autori i studimit, profesor Ali Al-Naji nga Universiteti i Australisë Jugore, tha se mjekësia konvencionale e ka mbështetur prej kohësh këtë metodë, duke treguar se ngjyra, forma dhe trashësia e gjuhës mund të zbulojë shenja të diabetit, probleme të mëlçisë, qarkullimit të gjakut, tretjes dhe sëmundjet e gjakut e zemrës.

Gjuha e verdhë

Gjuha e verdhë mund të jetë shenjë e diabetit. Kjo për shkak se nivelet e larta të sheqerit mund të gjenden në pështymë ku nxitet rritja e baktereve. Shumë njerëz vuajnë nga diabeti i tipit 2 për vite pa e kuptuar, sepse simptomat e hershme janë të zakonshme. Në këtë mënyrë ju mund të kontrolloni nëse keni diabet të tipit 2.

Në raste të rralla, një gjuhë e verdhë mund të jetë gjithashtu shenjë e problemeve të mëlçisë ose fshikëzës së tëmthit. Përveç kësaj, pacientët me dështim të zemrës kanë një gjuhë më të kuqe me një shtresë të verdhë dhe pamja ndryshon ndërsa sëmundja përparon.

Gjuha e purpurt

Një ngjyrë vjollcë e kombinuar me një ngjyrë të kuqe të errët në sipërfaqen e gjuhës mund të tregojë kancerin e gojës. Përveç kësaj, ka simptoma që përfshijnë vështirësi në gëlltitje, një ndjesi djegieje në gjuhë dhe një dhimbje të vazhdueshme të fytit.

Gjuha e kuqe

Gjuha e kuqe mund të jetë shenjë e inflamacioneve të ndryshme apo gripit dhe shkencëtarët thonë se gjuha e kuqe është shpesh një nga shenjat e virusit korona. Një studim ukrainas zbuloi se një numër i madh i infeksioneve të rënda virusale kishin një gjuhë të kuqe të errët.

Gjuhë e përdredhur

Nëse gjuha juaj është e shtrembër dhe me ngjyrë të kuqe, kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese dhe rrezik për goditje në tru. Megjithatë, jo të gjithë njerëzit me një gjuhë të përdredhur kanë një goditje në tru dhe anasjelltas, andaj është mirë që të konsultoheni me një mjek.

Gjuha e fryrë

Një gjuhë e fryrë është një nga ndryshimet më të zakonshme në gojë dhe zakonisht është një shenjë e një inflamacioni të njohur si glossitis. Më pas ato zakonisht duken të kuqe dhe me shkëlqim. S’do të ishte ide e keqe të bëni një test alergjie apo vitaminash pasi gjuha e fryrë mund të jetë një nga shenjat e anemisë.

Related posts

Një i vdekur e 483 raste të reja me COVID-19 të enjten në Kosovë

admin

Keni dëgjuar për vitaminën P? Ja 6 super përfitime për shëndetin

admin

Ndërprerje e kujtesës shëndetësore: Kur duhet të shqetësohemi?

admin