RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ngrënia e darkës në këtë kohë do të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak dhe djegien e yndyrnës

ngrenia-e-darkes-ne-kete-kohe-do-te-ndihmoje-ne-uljen-e-sheqerit-ne-gjak-dhe-djegien-e-yndyrnes

Lufta për të mbajtur një peshë të shëndetshme rritet me moshën, pasi metabolizmi ynë ngadalësohet dhe gjërat duket se nuk funksionojnë si më parë. Mbajtja e niveleve të sheqerit në gjak në një interval të shëndetshëm është një gjë tjetër që duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje me kalimin e kohës. Ne e dimë se ajo që vendosim në trupin tonë ka një ndikim të madh, por hulumtimet e reja sugjerojnë se nuk ka të bëjë vetëm me atë që hamë, por edhe kur e hamë atë.

Një studim i publikuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism ka zbuluar se kur bëhet fjalë për darkën, më herët është më mirë për disa aspekte të shëndetit tonë, përkatësisht nivelet e sheqerit në gjak dhe djegien e yndyrës.

Studiuesit nga Universiteti John’s Hopkins për studimin vlerësuan 20 vullnetarë të shëndetshëm (10 meshkuj dhe 10 femra). Studiuesit analizuan sesi metabolizmi i vullnetarëve u ndikua nga ngrënia e darkës në orën 22:00 kundrejt ngrënies në orën 18:00.
Nga studimi doli se ngrënia e darkës vonë lidhej me nivele më të larta të sheqerit në gjak dhe djegie më të ulët të yndyrës. Rezultatet e tyre sugjeruan se edhe kur njerëzit hanin të njëjtin vakt, ngrënia e darkës në orën 22:00 rezultonte në nivele të sheqerit në gjak që rriteshin deri në 20 për qind, ndërsa djegia e yndyrës u reduktua deri në 10 për qind në krahasim me darkën që konsumohej më herët.

Pra, nëse nuk keni qenë tashmë të bindur se ngrënia e darkës më herët ishte më e mirë për shëndetin tuaj, ky studim tregon se është e vërtetë. Mundohuni ta hani darkën deri në orën 18:00, veçanërisht nëse zakonisht shkoni në shtrat në orën 23:00 dhe mund të jeni të sigurt se po bëni gjënë e duhur për trupin tuaj.

Related posts

​Cila është vlera normale e sheqerit në gjak, sipas moshës

admin

​Shkencëtarët zbuluan ilaçin që shtyp kancerin nga uria

admin

​Rreziku i shëndetit mendor tek të rinjtë lidhet me fushën e studimit

admin