Shtypja e lartë e gjakut – i njohur në termin mjekësor edhe si hiper-tension – është një shqetësim i zakonshëm shëndetësor.
Fatmirësisht, ka mënyra për të ulur shtypjen e lartë të gjakut, duke bërë ndryshime në dietën tuaj. Ekspertët ndërkombëtar shëndetësor nxisin pacientët të hanë më shumë perime.
Fasulet e gjelbra, të njohura ndryshe si fasule mung, shpesh përdoren për të ulur shtypjen e lartë të gjakut.
Perimja ka një sërë përfitimesh në rast se konsumohet – pasi është e mbushur me vitamina, hekur dhe proteina.
Hulumtimi i botuar në revistën ‘Human and Experimental Toxicology ‘ tregon se fasulet mund të pengojnë oksidimin e LDL, rrjedhimisht duke ulur nivelin e shtypjes së gjakut.
Për të gatuar fasulet, lajini ato nën ujë të ftohtë, si dhe zini ato për rreth 45 minuta.
Pas zierjes, mund t’i përdorni në sallata dhe t’i trazoni në patate të skuqura.
Ndërsa studimet kanë treguar që konsumimi i një fasuleje të tillë mund të jetë e dobishme, hulumtimi është ende në fillimet e tij.