RTV AHIRETI
Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Suharekës, i shkaktuan dëm komunës rreth 7 mijë eur

ngrihet-aktakuze-ndaj-dy-zyrtareve-te-suharekes,-i-shkaktuan-dem-komunes-rreth-7-mije-eur

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të dyshuar B.B, dhe B.K, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se të pandehurit B.B., në cilësinë e menaxherit të kontratës për tenderin “Ndërtimi dhe renovimi i objekteve sportive dhe kulturore”, dhe B.K. në cilësinë e mbikëqyrësit, kanë bërë veprime që kanë dëmtuar Komunën e Suharekës dhe i kanë mundësuar përfitime materiale operatorit ekonomik që ka fituar tenderin.

Sipas njoftimit, të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme materiale Komunës së Suharekës rreth shtatë mijë euro ndërsa operatorit ekonomik me seli në Prishtinë, ia kanë mundësuar përfitimin e dobisë materiale.

Sipas njoftimit prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit, për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

The post Ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Suharekës, i shkaktuan dëm komunës rreth 7 mijë eur first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

PDK kërkon zgjedhje të parakohshme sa më parë

admin

Vuante prej vitesh nga një sëmundje, ndërron jetë gruaja e ish-presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano

admin

“Nuk është turp të valëvitësh flamurin e bardhë”- Vatikani reagon pas kritikave që iu bënë Papës: Kushti i parë për paqe në Ukrainë është që Rusia ta ndalë agresionin

admin