RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nepal, rrëzohet avion i pasagjerëve me 72 persona në bord

nepal,-rrezohet-avion-i-pasagjereve-me-72-persona-ne-bord

Një avion me 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar në rajonin Pokhara në pjesën qendrore të Nepalit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avioni i pasagjerëve i tipit “ATR 72” i kompanisë Yeti Airlines, i cili u nis nga kryeqyteti Katmandu në drejtim të Pokhara-s, është rrëzuar pranë luginës së Lumit Seti, raportoi Katmandu Post.

Zëdhënësi i kompanisë Sudarshan Bartaula ka thënë se avioni mbante 68 pasagjerë dhe ekuipazhin prej katër anëtarësh.

Bartaula ndau informacionin se mes pasagjerëve gjendeshin dhjetë shtetas të huaj dhe dy foshnja.

Kryeministri i vendit aziatik Pushpa Kamal Dahal kërkoi nga forcat e sigurisë dhe popullata që të mbështesin përpjekjet e shpëtimit në rajon.

Në pamjet e transmetuara në televizionin shtetëror, shihet se si flaka dhe tymi dilnin nga avioni që është rrëzuar në një zonë të pjerrët rrëzë Himalajeve.

Njoftohet se në vendin e aksidentit janë gjetur trupat e pajetë të disa pasagjerëve.

Related posts

Paralajmërimi i muajve më parë nga deputetja britanike, Kearns: Serbia furnizon kishën me armatim

admin

OKB: Shpërndarja e ndihmave në veri të Gazës, shumë nën nivelin e nevojave

Muhamet Ramadani

Kurti: Po punojmë që FSK-ja të jetë sa më e fortë

admin