RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nigeri, rreth 90 mijë vdekje në vit për shkak të malaries – VIDEO

nigeri,-rreth-90-mije-vdekje-ne-vit-per-shkak-te-malaries-–-video

Në Nigeri të Afrikës Perëndimore vlerësohet se nga malaria çdo vit vdesin 90 mijë njerëz, transmeton Anadolu.

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë së Nigerisë, Mamman Mamuda, lexoi deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, Osagie Ehanire, në programin e mbajtur në kryeqytetin Abuja me rastin e Ditës Botërore të Malaries.

Në deklaratën e tij, ministri Ehanire thekson se malaria vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha shëndetësore në Nigeri.

Ehanire tha se vlerësohet se rreth 55 milionë raste të malaries dhe afërsisht 90 mijë vdekje për shkak të malaries ndodhin në vend çdo vit.

Ai theksoi se malaria vetëm në vitin 2022 në Nigeri shkaktoi një dëm të vlerësuar prej 1.6 miliardë dollarësh në ekonomi dhe shtoi se kjo shifër mund të rritet në 2.8 miliardë dollarë deri në vitin 2030 nëse nuk tregohet kujdes.

Ehanire tha se kontrolli i suksesshëm i malaries në vend do të rrisë produktivitetin, do të përmirësojë shëndetin, do të ulë varfërinë dhe do të lehtësojë arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Çdo 2 minuta vdes një fëmijë

Malaria, e cila transmetohet nga pickimi i mushkonjave parazitare dhe shfaqet pas një periudhe mesatare inkubacioni prej 7 ditësh, manifestohet me simptoma të ngjashme me gripin si ethe, dridhje, djersitje, dhimbje koke, të përziera, të vjella, dhimbje muskulore dhe dobësi.

Malaria, e cila është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse dhe shkakton vdekjen e një fëmije çdo 2 minuta, më së shumti është e përhapur në Afrikë.

Ndërsa mesatarisht 500 mijë njerëz vdesin çdo vit në të gjithë kontinentin për shkak të malaries, gjysma e viktimave janë fëmijë.

Related posts

“Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë është afër kolapsit”

admin

Koordinatori i OKB-së: Tërmeti në Turqi, ngjarja më e keqe në rajon në 100 vitet e fundit

rezart morina

Regjimi sirian i Assadit emëron ambasador në Arabinë Saudite pas 11 vjetësh ndërprerje

admin