RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve – sërish shkohet në seancë private

nis-gjykimi-ndaj-thacit-dhe-te-tjereve-–-serish-shkohet-ne-seance-private

Ka filluar në Hagë vazhdimi i procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Sot sikurse edhe javën e kaluar do të vazhdohet me procesin e paraqitjes së provave, përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve.

Edhe sot dëgjimi i dëshmitares W4474 po bëhet në seancë të mbyllur për publikun, sikurse edhe javën e kaluar. Pyetjet ndaj saj janë duke i parashtruar mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Pas kësaj dëshmitare do të dëgjohet edhe një dëshmitar tjetër.

Në informimin javor të Dhomave të Specializuara u tha se të gjitha gjykimet janë publike por gjykatësit në disa raste vendosin të kryerjen një pjesë të seancës në privat me qëllim të mbrojtjes së identitetit të dëshmitarit.

​“Në emër të popullit pa dëgjuar populli”, seancat e Speciales vlerësohen jotransparente
Lexo po ashtu
​“Në emër të popullit pa dëgjuar populli”, seancat e Speciales vlerësohen jotransparente
Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Ata po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Related posts

Përleshjet Tajlandë-Kamboxhia hyjnë në ditën e katërt, numri i të vdekurve rritet në 16

admin

Gjykata Evropiane e Drejtësisë dënoi Hungarinë me 200 milionë euro, reagon Viktor Orban: E papranueshme! Plani “B” i BE nëse nuk e paguan

admin

SHBA, do të krijohet fond për shpenzimet e padive të ngritura kundër Trumpit

admin