RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nis hapja e zyrave të pensioneve me lokalitete të ndryshme

nis-hapja-e-zyrave-te-pensioneve-me-lokalitete-te-ndryshme

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se ka filluar hapjen e zyrave të pensioneve me lokalitete të ndryshme, me qëllim të ofrimit të shërbimeve për pensionistët në qendrat më të vogla të banimit.

Sipas MF-së, këto zyre synojnë shmangien e udhëtimit të pensionistëve nga këto lokalitetet në qytetet e mëdha dhe marrjen e shërbimeve afër vendbanimit të tyre.

“Sot është hapur zyra e parë e tillë në Mamushë, në bashkëpunim me Komunën e Mamushës, komuna e cila ka siguruar hapësirën e nevojshme për këtë zyre. Kjo zyre fillimisht do të jetë e hapur së paku 2 ditë në muaj me orar të plotë dhe do të ofrojë shërbime për mbi 300 pensionistë që gjinden në këtë Komunë si dhe në fshatrat përreth kësaj komune siç Medveci, Napëërbishti dhe fshatrat tjera. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të vazhdojë hapjen e zyrave të tilla edhe në komunat tjera të Republikës së Kosovës, për të lehtësuar ofrimin e shërbimeve për të gjithë pensionistët”, thuhet në njoftim.

Related posts

Shpërndahen protestuesit që ishin mbledhur te Ura e Ibrit

admin

Ministria e Jashtme turke kundërshton raportin e Parlamentit Evropian

rezart morina

Partitë pro-serbe në qeveri kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës së Mal të Zi! Përfaqësuesit e partisë së Gjukanoviç: Kërkesat kanë për qëllim konfrontimin me shtetet në rajon

admin