RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani i gëzohet sanksionimit të Vulinit: Ai u shërbeu interesave dashakeqe ruse

osmani-i-gezohet-sanksionimit-te-vulinit:-ai-u-sherbeu-interesave-dashakeqe-ruse

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur mirë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta futur në listë të zezë Drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vulin.

“Vulini me bashkëpunëtorë e kanë dëmtuar demokracinë dhe e kanë kërcënuar paqen në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

“Ai u shërbeu interesave dashakeqe ruse dhe krimit të organizuar transnacional, duke minuar kësisoj stabilitetin rajonal”.

“U duartrokas Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendimin për ta sanksionuar atë”.

“Bashkë me aleatët tanë do ta luftojmë ndikimin e akterëve të tillë kaq të këqij”.

Related posts

Mohamed Salah mes bisedimeve për transferim drejtuar tifozëve të Trabzonsporit: “Shihemi shumë shpejt”

Hevzi

Dhjetëra kolonë të paligjshëm izraelitë bastisin Xhaminë Al-Aksa në Kuds në ditën e pestë të Ramazanit

Irfan Jahiu

Kushtetuesja merr vendim për Ligjin për zyrtarët publikë

admin