Pas paralajmërimeve të Qeverisë për hapjen e urës mbi lumin Ibër, sot ka filluar matja e stabilitetit të Urës së Ibrit.
ATV-ja raporton se të pranishëm janë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Të njëjtit janë parë dhe nën përcjellje të Njësisë Speciale.
Ndryshe, paralajmërimi për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim edhe të automjeteve, ka nxitur reagime të shumta edhe nga faktori ndërkombëtar, të cilët kërkuan që çdo vendim që lidhet me urën e Ibrit duhet të merret në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.
The post Nis matja e stabilitetit të Urës së Ibrit, të pranishëm ministrat Sveçla, Krasniqi e Durmishi first appeared on Radio Televizioni Iliria.