RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nis protesta kundër vendimit dënues të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

nis-protesta-kunder-vendimit-denues-te-speciales-ndaj-ish-krereve-te-uck-se

Ka nisur protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Protesta është organizuar në kundërshtim me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë lidhur me ish-krerët e UÇK-së.

Protestës i janë bashkuar edhe deputetë të PDK-së dhe kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza.

Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, si dhe Fatmir Limaj.

Ndryshe, Gjykata Speciale me seli në Hagë ka dënuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.

Të gjithë janë dënuar për krime lufte, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.

Related posts

Riorganizimi i Putinit, analistët: Tregon se ai mund të përgatitet për një konfrontim të ardhshëm me NATO-n

admin

Holandë, shumica e qytetarëve nuk u besojnë politikanëve të tyre

admin

MINTI gjobit KEDS-in me 110 mijë euro

Irfan Jahiu