Në Prishtinë nisi protesta në mbështetje të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, një ditë pasi tubimi i së hënës u përshkallëzua në përplasje mes protestuesve dhe policisë. Njëri nga organizatorët, Çlirim Haziri, u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë projektligjin në lexim të dytë, duke paralajmëruar vazhdimin e protestave nëse kjo nuk ndodh. […]

