RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nis takimi në Bruksel, Lajçak pret Bislimin

nis-takimi-ne-bruksel,-lajcak-pret-bislimin

Në Bruksel ka nisur takimi në mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe emisarit të BE-së për bisedime, Mirosllav Lajçak.

Pas përfundimit të këtij takimi emisari i BE-së, pritet që të zhvillojë takime edhe me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, ndërsa nuk dihet ende se a do të këtë takim të përbashkët.

Javën që shkoi Bashkimi Evropian bëri të ditur se temë diskutimi në këtë takim do të jetë Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin serb.

Për takimin ka folur të premten edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.

Ai në një konferencë për media tha se emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka ftuar kryenegociatorët e Kosovës e Serbisë në Bruksel, për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, si dhe për vazhduar diskutimet për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit.

“Do të ketë disa çështje në agjendën e ardhshme, të martën e ardhshme dhe natyrisht, në përgjithësi implementimi i së ashtuquajturës marrëveshje e Ohrit është çështja më e rëndësishme, natyrisht aspektet individuale të kësaj çështjeje do të preket po ashtu nga palët dhe nga facilituesi (BE)”, ka thënë Stano.

Ndryshe, prej 1 shkurtit, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka nisur të zbatojë një rregullore të re, e cila përcakton që euroja është valuta e vetme në përdorim për kryerje të pagesave me para të gatshme.

Related posts

Muhammed Mustafa emërohet kryeministër nga presidenti palestinez

rezart morina

Arrestohen dy zyrtarë ukrainas që po bënin komplot për të eliminuar presidentin Zelensky! SBU: Kërkuan “ekzekutues” vullnetarë mes truprojave të tij që ta merrnin peng dhe ta vrisnin

admin

Presidenti i Kubës: Izraeli gjenocidal sulmoi brutalisht vendin ku u strehuan mbi 1 milion palestinezë

rezart morina