Gjashtë anije të ngarkuara me drithëra ukrainase u larguan nga portet e vendit mëngjesin e sotëm, sipas një njoftimi të ministrisë së Infrastrukturës në Telegram, shkruan la reppublica.
“Sot u nisën gjashtë anije në të njëjtën kohë nga portet e Odessa, Chornomorsk dhe Pivdennyi. Midis tyre është anija Karteria, e marrë me qira nga Programi Botëror i Ushqimit i Organizatë së Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar popullin e Jemenit”, thuhet në mesazh.
Në bordin e anijeve Seajoy, Lady Zehma, Saffet Aga, Simas, Michallis dhe Karteria janë gjithsej 183 mijë ton grurë ukrainas, tha ministria, duke nënvizuar se në më pak se një muaj u eksportuan pothuajse një milion e gjysmë ton produkte bujqësore. /abcnews