RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irak, mbështetësit e liderit të Lëvizjes Sadr largohen nga Zona e Gjelbër

irak,-mbeshtetesit-e-liderit-te-levizjes-sadr-largohen-nga-zona-e-gjelber

Mbështetësit e Lëvizjes irakiane Sadr e kanë respektuar thirrjen e liderit të lëvizjes, Muqtada al-Sadr dhe po largohen nga Zona e Gjelbër në Bagdad, e cila prej ditës së djeshme është kthyer në një skenë të trazirave të mëdha dhe konflikteve të armatosura, raporton Anadolu Agency (AA).

Kleriku shiit Al-Sadr u bëri thirrje mbështetësve të tij që brenda një ore të largohen nga sheshet dhe rrugët dhe të kthehen në shtëpitë e tyre për t’i dhënë fund trazirave që vazhduan në qendër të Bagdadit që prej ditës së djeshme.

Ai tha se është i pikëlluar nga trazirat në rrugë, por gjithashtu theksoi se Iraku është skenë e korrupsionit dhe dhunës.

“I kërkoj falje popullit irakian për trazirat. Ky revolucion nuk është revolucion sepse ndaloi së qeni paqësor dhe nuk mund ta quaj revolucion”, tha Al-Sadr.

Menjëherë pas thirrjes së Al-Sadr u hoq ora policore e cila ishte në fuqi prej dje në Irak.

Gjithashtu, mbështetësit e armatosur të lëvizjes Al-Sadr po largohen nga Zona e Gjelbër, ku dje hynë në Pallatin Presidencial dhe selinë e qeverisë. Të paktën 13 persona u vranë dhe qindra u plagosën nga përleshjet dhe trazirat. /aa

Related posts

Kasami: Komunizmi nuk ka vdekur, po e mbajnë gjallë qeveritarët bashkë me Ali Ahmetin dhe Taravarin

rezart morina

Shtohen trazirat në universitetet amerikane mes protestave për luftën në Gazë

admin

Akulli i detit Antarktik në nivelin më të ulët ndonjëherë

admin