RTV AHIRETI
Lajme

Niset karvani i parë i haxhilerëve nga Gaza për në tokën e shenjtë

niset-karvani-i-pare-i-haxhilereve-nga-gaza-per-ne-token-e-shenjte

Karvani i parë i haxhilerëve nga Rripi i Gazës u nis për në tokën e shenjtë në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare në Gaza, thuhet se autokolona e parë e Haxhit ka kaluar në mëngjes nga porta kufitare Rafah drejt Egjiptit dhe prej atje do të niset për në Arabinë Saudite.

Në deklaratë thuhet se deri më tani nga Gaza janë larguar 900 haxhilerë të ardhshëm dhe parashikohet që autokolonat e pelegrinazhit të vazhdojnë të kalojnë kufirin për katër ditë.

Ministria tha se 6.600 palestinezë, 4.092 nga Bregu Perëndimor dhe 2.508 nga Gaza, pritet të shkojnë në tokat e shenjta për Haxh këtë vit.

Ministri Palestinez i Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare, Hatem al-Bekri, në një deklaratë për media kishte thënë se janë marrë të gjitha masat që haxhilerët të niseshin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kajros në Aeroportin e Mbretit Abdulaziz në Xhide dhe prej aty në qytetin e Mekës.

Related posts

Kosova, Bangladeshi e Libia ndajnë vendin e 104-t për fuqi të pasaportës

admin

BIK i bashkohet fushatës, kërkon lejimin e bartjes së shamisë në shkolla

admin

Shqipëria anulon hyrjen pa viza për turistët nga Rusia

admin