RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nisin bisedimet e raundit të dytë SHBA–Iran në Gjenevë

nisin-bisedimet-e-raundit-te-dyte-shba–iran-ne-gjeneve

Raundi i dytë i bisedimeve bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pritet të nisë sot në ambasadën e Omanit në Gjenevë, në një përpjekje me rëndësi të lartë për uljen e tensioneve.

Iranin e përfaqëson ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, ndërsa pala amerikane përfaqësohet nga i dërguari për Lindjen e Mesme Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump. Ndërmjetësimin e bisedimeve e bën ministri i Jashtëm i Omanit, Badr bin Hamad al-Busaidi.

SHBA synon ta zgjerojë agjendën e bisedimeve edhe në çështje jo-bërthamore, si arsenali raketor i Iranit. Teherani, ndërkaq, ka bërë të ditur se është i gatshëm të diskutojë vetëm kufizimet e programit të tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve dhe se nuk do të pranojë ndalimin e plotë të pasurimit të uraniumit.

Një ditë më parë, Araghchi zhvilloi takime teknike me kreun e Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Rafael Grossi, ku u diskutuan çështje teknike me ekspertë bërthamorë. /mesazhi

Related posts

Prokuroria jep detaje të reja për rastin e 67-vjeçares në Dragash, dyshohet se u rrah për vdekje nga kunata

admin

“Do të përfshihem ‘indirekt’ në bisedimet bërthamore me Iranin”- Trump: Nuk besoj se Teherani do pasojat e mosarritjes së një marrëveshjeje

admin

Vazhdon në ditën e tretë bllokada e transportuesve të mallrave në rajon në protestë kundër rregullave të reja në Shengen

Muhamet Ramadani