Në Bruksel, emisarët evropianë po zhvillojnë takime dypalëshe me krerët e Kosovës dhe Serbisë, i cili do të pasohet nga një takim trepalësh. Fillimisht, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. […]