RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Stoltenberg thotë se kanë shtuar forcat për të parandaluar ndonjë sulm si ai në Banjskë

stoltenberg-thote-se-kane-shtuar-forcat-per-te-parandaluar-ndonje-sulm-si-ai-ne-banjske

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se është e rëndësishme të ketë pasoja pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Stoltenberg tha se do ta ngrisë këtë çështjee në takimin e nesër në Serbi, derisa theksoi se pret që ata që janë përgjegjës për dhunën në Banjskë të kenë pasoja.

“Sigurisht NATO nuk është institucion i zbatimit të ligjit, për këtë arsye është Policia e Kosovës dhe EULEX-i. Do t’i ngriti këto çështje në takimin e nesërm në Serbi, dhe pres që ata që janë përgjegjës për këtë dhunë të mbahen përgjegjës, ky ka qenë mesazh i NATO-s, nga maji dhe është përsëritur dhe pas dhunës në shtator. Është e rëndësishme të ketë pasoja, të bëjmë çka është e mundur që kjo lloj dhune nuk do të përsëritet edhe njëherë”, ka deklaruar Stoltenberg.

I pyetur se çfarë po bënë KFOR- i për ta parandaluar një tjetës sulm si ai në Banjskë, Stoltenberg tha se “dhuna që kemi parë në maj dhe shtator në Banjskë është e papranushme dhe për këtë kemi rritur numrin e forcave dhe kjo tregon se seriozie është kjo.

Derisa tha se propozimi i fundit për themelimin e Asociacionit do të ishtë hap i rëndësishëm për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Do të bëjmë atë çfarë është e nevojshme për të siguruar lëvizje të lirë. Çdo vendosje e forcave te Policisë së Kosovës ne veri duhet të marrë konfirmimin e NATO-s . Ne mbeshtesimin dialogun ndërmjet palëve dhe mirëpresim propozimet e fundit për themelimin e Asociacionit, ky do të ishte një hap kyq për normalizim të marrëdhënieve dhe paqes në rajon”, shtoi ai.

Related posts

Rreth 5.2 milionë turistë në Shqipëri gjatë kësaj vere, 2.2 milionë kosovarë

Muhamet Ramadani

VIDEO/ Qeni hero në SHBA ndihmon policinë të gjejë një 3-vjeçar të zhdukur

admin

Pa’lestinezi me sindromën Down sulmohet deri në vd’ekje nga qeni i ush’trisë iz’raelite

admin