Rekrutët e rinj të FSK-së kanë nisur stërvitjet e tyre sot.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga ministria e Mbrojtjes.
Ky institucion ka bërë me dije se për rekrutët do të kujdeset Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes.
Njoftimi i plotë:
Komanda e Doktrinës dhe Stervitjes do të kujdeset për trajnim dhe zhvillim të karakterit luftarak për rekrutet e rinj. Atdhedashuria dhe profesionalizmi janë pjesë përbërese e plan-programit 9 javor. Përgatitja për sherbim ndaj vendit për 316 rekrutët ka filluar sot!