RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nisma turke për një Ballkan pa trazira

nisma-turke-per-nje-ballkan-pa-trazira

Spiropali pritet nga Hakan Fidan, kryediplomati i Ankarasë sqaron nismën

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ndodhet në Stamboll, ku nën dirigjimin e Turqisë do të ulet me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit në iniciativën e shtetit turk për të promovuar stabilitetin dhe shmangien nga konfliktet ballkanike.

Fjala është për Balkan Peace Platform, një nismë që synon të promovojë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në vigjilje Spiropali u takua me homologun turk Hakan Fidan.

Sipas Fidan, nisma Balkan Peace Platform nuk zëvendëson asnjë nga nismat e tjera ndërkombëtare, por i plotëson dhe i mbështet ato. Sipas kryediplomatit turk, nga ky samit pritet të ketë projekte konkrete që i kontribuojnë paqes, dialogut dhe prosperitetit në rajon.

Takimi i parë i këtij niveli u mbajt në Turqi në korrikun e vitit 2025. /tesheshi

Related posts

Lëshohen më shumë se 50 raketa nga Rripi i Gazës drejt Izraelit

Muhamet Ramadani

Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një autobusi në Turqi

Irfan Jahiu

Numri i të vrarëve në Gaza shkon në mbi 73.400, sulmet izraelite vrasin 7 palestinezë në 24 orët e fundit

Muhamet Ramadani