RTV AHIRETI
Shëndetësi

Niveli i lartë i trigliceridet rrit rrezikun e vdekjes, zbuloni si ta ulni pa ilaçe

niveli-i-larte-i-trigliceridet-rrit-rrezikun-e-vdekjes,-zbuloni-si-ta-ulni-pa-ilace

Trigliceridet janë një lloj yndyre që lidhen me shëndetin e zemrës.

Trupi ynë ka nevojë për një nivel të triglicerideve për funksionimin e duhur, por kur vlerat e tyre janë të larta, atëherë shëndeti kardiovaskular mund të kërcënohet me rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe infarktit të miokardit.

Vlerat e triglicerideve mbi 200 mg/dL rrisin rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare me 25% sipas të dhënave të disponueshme. Rekomandohet që vlerat e tyre të mos kalojnë 150 mg/dL.

Hipertrigliceridemia (rritja e triglicerideve në gjak mbi normale) gjithashtu rrit rrezikun e pankreatitit akut, i cili mund të çojë në shkatërrimin e një pjese të pankreasit.

Goditja në tru, sëmundjet vaskulare periferike dhe infiltrimi i mëlçisë yndyrore janë gjithashtu komplikime të rëndësishme të hipertrigliceridemisë.

Ndryshimet e stilit të jetesës dhe dietës mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të triglicerideve në vetëm disa muaj. Hapi i parë është të zbulohen arsyet pse këto janë rritur, p.sh. mjekimi, probleme shëndetësore, dieta dhe mënyra e jetese së pakujdesshme.

Hapi tjetër është të flisni me mjekun tuaj për të parë se si mund t’i ktheni trigliceridet në normalitet. Mjeku mund të rekomandojë trajtimin e problemeve themelore shëndetësore që janë përgjegjëse për hipertriglicerideminë. Padyshim që do të nevojiten edhe ndërhyrje në stilin e jetesës dhe dietën.

Alkooli, yndyra, karbohidratet e rafinuara dhe sheqernat (sigurohuni që të lexoni etiketat për sheqernat e fshehura të të gjitha llojeve) janë katër fajtorët kryesorë dietikë për rritjen e triglicerideve.

Prandaj shmangia e tyre çon në uljen e triglicerideve dhe ruajtjen e tyre në nivele të shëndetshme. Rritni gjithashtu konsumin e frutave dhe perimeve, proteinave të pastra dhe perimeve pa yndyrë. Gjithashtu sigurohuni që burimi kryesor i yndyrës në dietën tuaj të jetë nga vaji i ullirit.

Gjithashtu është mirë të mos hani natën vonë, por edhe të mos harroni vaktet. Preferoni vakte të vogla dhe të shpeshta gjatë ditës. Është gjithashtu e rëndësishme të përfshini lëvizjen dhe stërvitjen në orarin tuaj ditor.

Related posts

Konsumoni cigare elektronike? Ja sa të rrezikuar jeni nga ataku në zemër

admin

Ky është lëngu që duhet të pish për më shumë energji

rezart morina

Mungesa e hekurit mund të shihet në pëllëmbët e dorës

admin